Loading...

Covid-19 i merr jetën një tjetër mjeku shqiptar

Ko ronavirusi i ka marrë jetën një tjetër mjeku shqiptar.

Mësohet se mjeku Shukri Fazliu nga Kumanova nuk e ka fituar betejën me COVID-19.

Mjeku Fazliu punonte në spitalin e Kumanovës, ndërkohë që deri tani 21 mjekë dhe infermierë nga ky spital janë infektuar me COVID-19.

Mjeku 49 vjeçar ishte i izoluar në shtëpi me simptoma të lehta.

Më pas gjendja e tij shëndetësore është rënduar dhe u detyrua të shtrohej në Klinikën Infektive.

“Fatkeqësisht, edhe një koleg tjetër u largua si viktimë e KOVID-19. Këtë mëngjes më njoftuan se ai ka vdekur. Dy ditë më parë u dëgjova me të, ai ishte në kujdes intensiv në Klinikën Infektive në Shkup. Tha se ishte më mirë se kur erdhi në Klinikë, sepse ne e dërguam në gjendje vërtetë të keqe, por unë dëgjova se ai kishte vështirësi në frymëmarrje, e vetmja gjë që doja ishte të dilte nga kriza”, deklaroi Snezhana Zaharieva, Drejtoresh e Spitalit të Kumanovës.
/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com