Një vajzë e re 20-vjeçare nga fshati Zhulat ka humbur jetën gjatë natës në spitalin e Gjirokastrës. Mësohet se e reja, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, është paraqitur në maternitet me dhimbje dhe është përkeqësuar pas lindjes së foshnjës.
Ndërkohë, që rreth orës 03:30 është futur në reanimacion. Sipas mjekëve, foshnja ka qenë në një pozicion kryq, çka ka shkaktuar probleme te 20-vjeçarja.
Megjithatë, ende nuk janë qartësuar rrethanat e v dekjes dhe pritet kryerja e ekspertizës mjeko-ligjore. Ndërsa familjarët e v iktimës thanë se ajo nuk kishte shfaqur probleme. /noa.al/