Nëna e 41-vjeçarit, Donika Llaka, e cila e de noncoi ditën e djeshme humbjen e të birit, sot në një lidhje live në Skype mësoi për fatin e të birit.
Pëllumbi prej muajit shkurt vuan dënimin në një b urg në Iraklio, në Kretë të Greqisë, për shkak të përfshirjes në shitjen e lëndëve na rkotike.
Ky informacion mbërriti menjëherë pas de noncimit në “Pa Gjurmë” nga një dëshmitarë i cili kishe jetuar në një shtepi me Pëllumbin.
“Unë Jam nga Tepelena. Në lidhje me historinë e Pëllumb Llakës që dëgjova në emision, them me bindje se ndodhet në burg. Ka qenë shkurt apo mars kur e dha televizori se është kapur në tragetin Athinë-Kretë me dr ogë. Zakonisht ata i çojnë në bu rgun e Iraklios. Unë e njoh Pëllumbin, kam jetuar me të në një shtëpi dhe e kam shok”- u shpreh ai.
Pas lajmit e ëma e Pëllumbit tha:
“Jam e lumtur që më përcollët lajme të mira, por jam edhe e një nënë e helmuar. Odeta të paktën e kam gjallë në b urg. Unë dyshoja që në fillim që Pëllumbi im mund të ishte në b urg, sepse ai pinte ko kainë. Falenderoj edhe atë emigrant në Kretë që na dha këtë informacion, dhe stafit tuaj ju uroj më të mirat.”- u shpreh nëna e djalit që u raportua se ndodhet në b urg, me lot në sy.
41 vjeçari nga Tepelena rezulton i zh dukur për familjarët e tij që prej gushtit të vitit 2019.
Ai emigroi drejt tokës helene për herë të parë në vitin 2009 ku ka jetuar për 10 vite në qytetin e Kretës i vetëm.
Ai punonte në ndërtim dhe gjatë asaj periudhe dhe kontaktonte ndonjëherë me nënën e tij.
Në vitin 2019 Pëllumbi pas 10vitesh kthehet në vendlindje dhe takon familjarët. Ai qëndron 5 ditë dhe më pas kthehet sërish në Kretë. Ishte gushti i vitit 2019 kur Pëllumbi realizon telefonatën e fundit me nënën, të cilës i kërkon që në shtator ta merrte edhe atë pranë tij në Kretë. Pas kësaj telefonate nuk dihej asgjë më për fatin e 41-vjecarit, Pëllumb Llaka. Edh të afërmit e tij në Kretë kishin kërkuar për Pëllumbin, por pa rezultat./NOA.al