[sgmb id=”1″]
Një ushtar ka qëlluar për vdekje një oficer dhe dy ushtarë tjerë në Rusinë e largët lindore.
Ngjarja ka ndodhur në një bazë ushtarake, gjatë një stërvitjeje trajnimi, transmeton Indeksonline.
Ushtaraku po ashtu ka plagosur edhe një person, i cili momentalisht gjendet në spital.
“Në fushën e qitjes, një ushtar vrau dy trupat e tjerë dhe një oficer. Një tjetër ushtar u plagos. Ai është tani në spital, “thanë autoritetet lokale.