Një grua është transportuar me urgjencë në Spitalin e Vlorës pasi dyshohet se ka konsumuar f ostoksinë.
Bëhet fjalë për 49-vjeçaren me inicialet H. Xh, e cila aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë drejt këtij veprimi ekstrem.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /noa.al/