Loading...

Sasi marramendëse droge në Skrapar, 5 banorë shoqërohen në polici

[sgmb id=”1″]

Goditet një tjetër rast i prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike Cannabis Sattiva në Skrapar. Sekuestrohen 325 kg lëndë narkotike e dyshura Cannabis Sattiva, shoqërohen 5 banorë të zonës si autorë të dyshuar.

Policia bën me dije se më datë 28.09.2017, Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në vijim të punës për goditjen e vepritarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike Cannabis Sattiva dhe në vijim të kontrolleve të vazhdueshme kanë konstatuar se:

Në fshatin Potom, në vendin e quajtur “Xhamia e vjetër”, u gjetën brenda një magazine (ish rezervat) 17 thasë me  peshë 325 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Strukturat e Policisë Berat kanë shoqëruar 5 banorë të zonës dhe kanë filluar hetimin për disa prej tyre, por për shkak të ruajtjes së veprimeve hetimore nuk bëhen të ditur gjeneralitetet e tyre.

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com