Loading...

I jepet lamtumira mjeshrit të madh të humorit, Koço Devole

Iu dha lamtumira sot mjeshrit të madh të humorit, Koço Devole, i cili u nda nga jeta i shtruar tek Infektivi.

Miqtë, kolegët dhe familjarët, që për vite dhe ditë të tëra i qëndruan pranë në momente të vështira për shkak COVID-19, por edhe të leucemisë, sëmundje që e kishte prekur prej tre vitesh i dhanë sot lamtumirën e fundit mes duartrokitjeve në një ceremoni private kolosit të humorit shqiptar, Koço Devoles. “Mjeshtër i madh” Koço Devole u përcoll për në banesën e fundit në “Sharrë”.

Artisti u shua ditën e diel në moshën 75-vjeçare.

Miqtë e tij artistë, të cilët morën pjesë në lamtumriën e fundit folën mbi rolin dhe veprën e Koço Devoles, i cili artistikisht la pas një trashëgimi dhe pasuri të jashtëzakonshme, ndonëse materialisht ata thanë se ai nuk kishte as një shtëpi, kjo si pasojë e politikave të mbrapshta që po shkojnë kundër vlerave apo edhe vlerësimit të tyre, për të marrë atë që meritojnë sa janë në jetë.

“Ka lënë pas shumë gjëra të bukura, praninë e tij do ta kujtojnë njerëzit për vite të tëra. Të gjithë rolet që kemi pas bashkë, kanë qenë shumë të bukur. Humbën shumë. Ai nuk u ankua asnjëherë. Politika jonë i ka gati fjalimet kur vdes, më parë s’të pyet njeri nëse ke ndonjë hall”, shprehet aktori Xhevair Zeneli.

“Është një dhimbje njerëzore, jo vetëm profesionale. Për një njeri si Koço Devole dhimbja shumëfishohet, aktor pajoni i papërsëritshëm, do vite që të lind sërish në Shqipëri. Ishte një Çaplin për formimin e tij në artin e humorit, se ishte një skenarist, aktor, balerin dhe pantonimistë. Këto cilësi i ka pas vetëm Charli Caplin”, tha Agron Llakaj.

“Të gjithë veprat e tij janë në bashkëpunim me RTSH. Kemi punuar bashkë koncertet e fundvitit, herë me gaz dhe herë pa gaz. Pastaj i’u rikthye skenës si skenarit edhe regjisor. Ai ishte edhe aktor, performonte deri në një moment që pati një performance që nuk ndikoi për mirë tek disa njerëz, të cilët e kërcënuan dhe iku në Amerikë. Por ai u rikthye sërish dhe ka lënë shumë vepra në skenën e estradës. E donte vendin, ishte një paket artistike, që rrallë se i vjen vendit”, kujton regjisori Osman Mula.

E teksa sjell në vëmendjen rastin e Devoles, ku shteti nuk bëri sa duhet për të në të gjallë, duke e lënë në një shtëpi me qira, moderatori Saimir Kodra bën apel që të mbështetësin ata që kontribuojnë për vendin

“Koço Devole vdiq në vendin e tij, në një shtëpi me qira. Në këtë vend që ka merita, siç duhet të ketë një artist si Koço, nuk kishte merita sa për të pas një shtëpi. Përballë nesh nuk i zhbëhet asgjë se ka vlera, por për ata që se kanë vlerësuar, paçin faqen e zezë. Do na mungojë të gjithëve”, – u shpreh moderatori Kodra.

“Koço bëri shkollën e tij edhe pse nuk ishte i shkolluar për artin. Arti i tij do të jetë shkollë për artistët e rinj që duan teatrin e humorit, jo humorin banal edhe abuzivë. Ai ishte një aktor aristokrat. Nuk kishte nevojë të sforcohej”, – u shpreh dramaturgu Leka Bungo.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com