Ministria e Shëndetësisë ka publikuar detajet se si do të funksionojë mbyllja e bareve dhe restoranteve pas orës 22:00 deri në orën 06:00, si edhe kufizimin e lëvizjes së qytetarëve në po këtë orar.
Kufizimi i aktiviteteve pritet të jetë i tillë deri në datën 2 dhjetor të këtij viti.
Ndërkaq, nga ky urdhër përjashtohen bizneset që kryejnë shërbim delivery, në banesë.
Sa i përket qytetarëve, lejohet të lëvizin vetëm për arsye shëndetësore, nevoja pune apo motive të tjera të domosdoshme.
Personat që lëvizin për arsye pune duhet të marrin leje në portalin E-Albania, duke pasur edhe dokumentin e punës.