Aktori i njohur i serialit të famshëm “Let’s stay together”, Bert Belasco, është ndarë faqtkeqësisht nga jeta.
Belasco ishte vetëm 38 vjeç dhe është gjetur i pajetë në dhomën e një hoteli.
Babai i tij, Bert Sr. ka rrëfyer për TMZ se i biri u gjet i vdekur në një hotel në Virxhinia.
Nuk ka ende një përgjigje të autopsisë, ndaj nuk dihet arsyeja e vdekjes së aktorit.
Belasco ishte izoluar dhe po merrej me xhirimet e një filmi të ri.
Pas disa telefonatash pa përgjigje, e dashura e aktorit kishte lajmëruar hotelin, stafi i të cilit e kishte gjetur të pajetë./NOA.al