Loading...

Basha akuza Ramës: Për shkak të tij kanë v dekur qindra shqiptarë

Edhe ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, e ka nisur duke akuzuar sërish kryeministrinn Edi Rama sa i përket mënyrës se si po menaxhohet pandemia në vend.

Sipas liderit të opozitës, në 8 vjet Rama ka bërë vetëm propagandë, ndërsa thekson se po të kishte shpenzuar 10% të kohës që i dedikon rrjeteve sociale, sot nuk do të ishim në këtë gjendje.

“Po të kishte shpenzuar 10% të kohës që kalon në instagram, për të bërë detyrën e kryeministrit, sot nuk do të ishim në këtë gjendje. Ai e ka humbur kontrollin mbi pandeminë. Për faj të tij qindra shqiptarë kanë humbur jetën nga covid dhe infeksionet po rriten përditë. Rama nuk ka asnjë plan për të ndihmuar njerëzit”, – shkruan ai në rrjetet sociale.

Basha thotë se qeveria vijon të gënjejë për shifrat reale të të infektuarve dhe viktimave. “Spitalet, mjekët e infermierët janë të mbingarkuar dhe pacientët dergjen me orë të tëra në ambulanca. Qeveria fsheh shifrat reale të viktimave dhe të të infektuarve. Numri i testimeve është më i ulëti në Europë, njerëzit presin me javë për përgjigjen dhe fatura e barnave dhe trajtimit është e papërballueshme”.

Sipas Bashës,”Rama gënjen sepse nuk mori asnjë masë për t’u përballur me valën e dytë. Ai gënjen sepse edhe në kohë pandemie i çoi paratë e taksave të shqiptarëve për koncesione dhe tendera të miqve e tij. Pasi shkatërroi ekonominë, Rama po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Së bashku kemi forcën për ta mposhtur këtë të keqe, dhe për të sjellë shpresën dhe të ardhmen që dëshiron çdo shqiptar”, – përfundon kryedemokrati. /NOA/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com