Një ditë pas takimit me shefin e qeverisë, naftëtarët e Ballshit kanë pranuar ofertën e kryeministrit Rama.
Vendimi ka ardhur pas takimit që zhvilloi kryesocialisti me ta ditën e djeshme, ku u propozoi fillimisht një pagë deri në gjetjen e një zgjidhje për rifillimin e punës në rafineri.
“Jam i kënaqur që naftëtarët e pranuan propozimin e qeverisë. I falënderoj për mirëkuptimin dhe besimin. Tani e ka radhën qeveria të kalojë nga mbështetja parimore në mbështetjen financiare. Pa humbur kohë. Brenda 48 orësh do takohem përsëri me përfaqësinë për të kaluar në veprim!” shkruan Rama.
Kreu u sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj bëri të ditur se për pagat e prapambetura do të vijojë rruga gjyqësore. /NOA/