Loading...

Basha: ‘Dy të afërm të mi në spital me Covid. Qeveria po gënjen për shifrat’

Disa të afërm të Lulzim Bashës ndodhen në spital të infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i Partisë Demokratike, i cili u shpreh se mungesa e informacionit dhe transparencës nga ana e qeverisë ka krijuar panik.

Kryedemokrati theksoi se as ai dhe as përfaqësues të opozitës nuk kanë dijeni për gjendjen në spitale.

Ai tha se numrat që raportohen nuk janë real, ndërsa pohoi se njeh personalisht edhe katër persona të tjerë të prekur. Kreu i PD, bëri edhe njëherë thirrje për rritjen e testimeve.

“Është mungesa e testimeve që ka sjellë këtë përhapje jashtë kontrollit. Këto nuk janë shifrat reale. Unë personalisht kam dy të shtruar një të Infektivi dhe një te Sanatoriumi. Njoh të paktën katër të tjerë. Sot po flisja me bashkëpunëtoren dhe ka ndërruar jetë një shumë i afërm i saj. Ndërkohë që i është infektuar gruaja dje vajza ndërkohë që nuk kanë bërë tampon. Këto nuk janë shifrat reale. Ka që në mars që i them çdo ditë shto testimet. Duke i mbajtur të ulëta krijin idenë që ka më pak të infektuar. Por kjo është gënjeshtër”, tha ai.

Sipas tij, nëse do të ishte në qeveri do të kishte bërë ato që ka deklaruar në mars dhe ka përsëritur në shtator.

“Po të isha në qeveri ato që kam thënë në mars, ato që kam thënë tani në shtator do ti kisha bërë. Kjo do të kërkonte jo thjesht të dish, unë nuk jam ekspert, por jam i rrethuar nga ekspertë. Ata kanë thënë që këtë duhet të bëjë kryeministri. Vendimet i merr kryeministri”, tha Basha. /NOA/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com