Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar masa të reja për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Drejtuesja e këtij Komiteti u shpreh se lokalet do të mbyllen në orën 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit.
Po ashtu do të kufizohen edhe lëvizjet e qytetarëve, nga ora 22:00 deri në orën 06:00.
Këto masa hyjnë në fuqi prej ditës së mërkurë, dhe pritet të zgjasin deri në të paktën 3 javë.
Këto masa vijnë në një kohë kur rastet ditore dhe viktimat janë shtuar javët e fundit.
Konkretisht, Komiteti ka propozuar:
1. Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme.
2. Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përvec shërbimit delivery). 3. Smart-working për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë. /noa.al/