Komiteti Teknik i Ekspertëve për pandeminë konstaton se ka shtim të numrit të të infektuarve dhe të shtruarve në spitale dhe se nuk ka as mjekim efektiv për të sëmurët rëndë dhe as vaksinë për të gjithë.
Në këto kushte, tha sot kryetarja e këtij Komiteti, Mira Rakacolli, është propozuar që, prej ditës së mërkurë, të kufizohet lëvizja nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Propozimi kthehet nga sot në vendim, me efekt nga 11 nëntori.
Drejtuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve ka bërë të ditur se në këtë fashë orare, do të mbyllen edhe lokalet dhe restorantet.
Këto masa hynë në fuqi, nga dita e mërkurë 11 nëntor dhe do të zgjasin të paktën tre javë, duke u riparë çdo javë.
“Në kushtet kur nuk ka një mjekim specifik për sëmundjen, mënyra më e mirë vazhdon të mbetet parandalimi. Duka analizuar situatën, kemi propozuar të merren disa masa. Ne vlerësojmë të ndërmarrim masat që të frenojmë përhapjen e infeksionit. Kufizim i lëvizjes nga ora 22:00-06:00, me përjashtim të lëvizjeve për nevoja të domosdoshme, të mbyllen baret dhe lokalet në këtë fashë orare”, u shpreh Rakacolli. Ajo foli dhe për shkollat dhe tha se ato nuk janë vatra infektimi me Covid-19.
Zëvendësministrja Mira Rakacolli tha se masat shtesë do të zgjasin tre javë dhe do të rishikohen.
Sakaq administrata urdhërohet të kalojë online me smart working.
Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi se do të ketë në vijim çdo javë konferencë shtypi.
Vendime të tjera
Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi se nuk do të ketë më tampon të dytë për të testuarit që kanë dalë pozitivë, pasi sipas studimeve ka dalë se që nga dita e shtatë e deri në të dhjetën, të infektuarit nuk janë më ngjitës.
Ky komitet ka vendosur dhe lejimin e testimeve të shpejta që nxjerrin përgjigjen për deri 40 minuta. Synimi është që të testohet 1 për qind e popullsisë çdo muaj, pra 300 mijë testime. Aktualisht bëhen rreth 40 mijë testime.
DEKLARATA ZYRTARE
Vendimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve: Kufizim i lëvizjeve dhe ndalim i aktiviteteve të bareve e restoranteve pas orën 22:00 si dhe punë nga shtëpia për administratën publike
Prof. Mira Rakacolli: Masat të moderuara, nisin të mërkurën dhe do të zgjasin 3 javë
09 Tetor- Komiteti Teknik i Ekspertëve në një komunikim për median ka bërë me dije masat e fundit që do të ndërmerren me qëllim parandalimin e COVID19. Drejtuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, prof. Mira Rakacolli ka bërë me dijse se Komiteti Teknik I Ekspertëve propozon mbylljen e aktiviteteve të bareve dhe restorante dhe kufizimin e lëvizjeve pas orës 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit. “Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme. Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përvec shërbimit delivery”, tha prof. Rakacolli. Drejtuesja e Komitetit Teknik tha se për administratën publike rekomandohet puna nga shtëpia, në zbatim të protokolleve të sigurisë. “Smart-working për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë”. Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve.