Koronavirusi i ka marrë jetën mundësit dhe trajnerit të njohur shqiptar, Shkëlqim Troplini.
Mundësi i njohur ishte prekur nga Covid-19 dhe prej disa ditësh kishte shfaqur simptoma të theksuara të sëmundjes.
55-vjeçari, mësohet se pasditen e djeshme ishte shtruar me urgjencë në Spitalin e Durrësit, por nuk mundi dot të mbijetonte.
Troplini prej një jave ka marrë mjekim në shtëpi, por gjendja e tij u përkeqësua. Pavarësisht trajtimit në intubim, mundësi Troplini e humbi betejën për jetën. /NOA/