[sgmb id=”1″]
Sapo përfunduan ndeshjet e dyta në grupet e Champions League, ku në mbrëmjen e sotme spikat fitorja e pastër e PSG kundër Bayern Munchen, shkruan SYRI.net.
Sfida e Parisit ishte dhe më kryesorja e mbrëmjes së sotme, ku PSG-ja shënoi 3 gola në portën e gjermanëve.
Chelsea tregoi supermacinë e tij në Madrid, duke mundur Atleticon 2-1 e duke marrë kryesimin e Grupit C.
Në ndeshjet e tjera, Juventus, Barcelona e Manchester United bënë detyrën, ndërsa 3 pikë morën edhe Celtic e Basel. E rrallë kjo mbrëmje, ku në 7 ndeshje regjistrohen vetëm fitore.