Një ditë pas shpalljes si fitues të zgjedhjeve presidenciale në SHBA të Joe Biden, kryeministri Edi Rama ka reaguar duke uruar për suksesin kandidatin demokrat.
Duke shprehur kënaqësinë për bashkëpunimin me presidentin Trump dhe administratën e tij, Rama uron Joe Biden për zgjedhjen si President dhe shpreh gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara.
“Ishte një privilegj e kënaqësi bashkëpunimi me Presidentin Trump e administratën e tij dhe duke uruar Presidentin e zgjedhur të SHBA, Joe Biden për fitoren e tij spektakolare, jam i lumtur të vijoj bashkëpunimin për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara”.
Edhe Presidenti Meta ka uruar Joe Biden dhe Kamala Harris për fitoren e tyre në zgjedhjet presidenciale.
“Të punojmë me Presidentin e zgjedhur Biden për të forcuar lidhjet dhe partneritetin strategjik mes dy vendeve tona” shkruan Meta në një postim në rrjetet sociale. /NOA/