Sapo ka ndërruar jetë aktori i njohur i humorit, Koço Devole. Aktori ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 75-vjeçare.
Koço Devole u shtrua fillimisht në spital si i infektuar me Covid. Më 31 tetor ai mundi të dalë nga Infektivi, por për shkak të përkeqësimit u rikthye sërish ku kaloi disa ditë në intubim.
Gjendja e tij shëndetësore u rëndua pasi vuante nga leucemia.
Por kush ishte Koço Devole:
Koço Devole lindur në Kuçovë më 28 nëntor 1945, është skenarist, humorist dhe karikaturist shqiptar. Ai rrjedh nga një familje me origjinë nga fshati Sinjë i Beratit.
Koço Devole është një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar. Përveçse aktor i shkëlqyer humori, Devole është karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Rolet e tij në skene dhe ekran janë nga më të njohurit për publikun shqiptar.
Në vitin 1946 familja e Koço Devoles është zhvendosur në Tiranë. Koço Devole ka studiuar dy vjet për inxhinieri mekanike në Universitetin e Tiranës, por në vitin e dytë të shkollës së lartë konkurroi për dramaturgji në Akademinë e Arteve, ku nuk fitoi, pasi u cilësua si i patalentuar.
Ne nëntor te vitit 1966 u thirr për shërbimin e detyrueshem ushtarak, ku punoi si aktor dhe regjisor i Estradës së Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë përkrah aktorëve të njohur si Aleko Prodani, Roland Trebicka, Zef Deda, Sejfulla Myftari.
Ne vitin 1978 Devole nis punën në Telivizionin Shqiptar si redaktor, skenarist dhe regjisor i programeve artistike. Në vitin 1997, me marrjen e pushtetit nga Socialistet Drejtori i atëhershëm i RTSH-së e shkarkon si të paaftë. Devole detyrohet të emigrojë me familjen në ShBA.
Në vitin 1997 se bashku me Agron Llaken ne “Telebingo Shqiptare” humori i tij pati nje shkëlqim të vërtetë.
Koço Devole eshte autor dhe Regjisor i shume spektakleve skenike me trupen e Estradës së Tiranës, Fierit, Beratit etj.
Ne vitin 2013 interpreton ne serialin komik “O Sa Mirë ” ne rolin e profesorit të historisë Akil Boga.
Aktualisht qe nga viti 2009, punon ne tv.Top-Channel në emisionin “Fiks fare” ku krijimtaria dhe interpretimi i tij spikat ne rubrikat “Ëikifiks” “Koço në parlamentin europian”” Koço Kiçi ne eoroneës” ” Koço Kiçi Shoë” duke perfunduar me rubriken “Monitorime” aq e pelqyeshme per teleshikuesin shqiptar. Po ashtu, në vitin 2013 filloi të punojë si aktor në Serialin Shqiptar “O Sa Mire”.