Loading...

Berisha rrëfen takimet me Biden

Ish-kryeministri Sali Berisha duke folur në lidhje Skype në News24, rrëfeu dhe takimet e bisedat e tij me presidentin më të ri tashmë, Joe Biden.

Berisha tregoi dy takimet me Biden, ku u shpreh se ai i ka thënë fjalët më të veçanta për Shqipërinë dhe shqiptarët, që nuk ja ka thënë kurrë asnjë burrë shteti.

“Një shef ekzekutiv i SHBA me njohuri të thella për Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët, me qëndrime të përcaktuara njëkohësisht miqësore. Unë e kam takuar dy herë si zv.president Joe Biden dhe ruaj kujtime shumë të veçanta. Bisedat kanë qenë të shkurtra, vetëm për Shqipërinë. Fjalët e tij për Shqipërinë kanë qenë më të veçantat që më ka thënë ndonjëherë ndonjë burrë shteti. Kurse Donald Trump, ndonëse në vitet e para të presidencës pa ndonjë motiv të spikatur për rajonin, në fund tregoi një interes shumë të gjallë dhe të veçantë për marrëveshjen Kosovë-Serbi. I bëri kombit shqiptar një shërbim të madh të pamohueshëm, njohjen e Kosovës nga Izraeli dhe shtroi një sërë çështjesh për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë. Nëse Biden është me një histori të thellë e të gjatë, por edhe miqësor, për Shqipërinë e shqiptarët, Donald Trump u angazhua së fundi me rezultate konkrete”, u shpreh ish-kryeministri.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com