Loading...

Bleona Qereti në ‘aksion’: ‘Trump po i vjedhin fitoren’

Bleona Qereti pati shprehur hapur mbështetjen e saj për kandidatin republikan Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Amerikë.

Teksa numërimi po vazhdon, në Georgia, Michigan dhe Pensylvania, zyrtarët e fushatës elektorale të Trump paraqitën padi gjyqësore për menaxhimin e votave me postë.

Për Uiskonsin ekipi elektoral i Presidentit Trump ka kërkuar rinumërimin.

Një peticion online është nisur edhe në rrjetet sociale, duke kërkuar nënshkrimin e tij, për rinumërimin e votave të zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti, ka përdorur ndikimin e saj në rrjetet sociale për të shpërndarë peticionin, duke u kërkuar ndjekësve të saj që ta nënshkruajnë atë. Peticioni në fjalë kërkon rinumërimin e votave në shtetet: Arizona, Wisconsin, Michigan dhe Colorado.

Të dielën, Bleona performoi në Michigan për komunitetin e shqiptarëve që po mbështesin Trump-in për president, teksa edhe u takua personalisht me ndërmjetësuesin e dialogut të Kosovës me Serbinë nga Administrata Trump, Richrard Grennell.

Ajo bëri më herët thirrje publike që të votohet Trump dhe jo kandidati demokrat Joe Biden, pasi pretendoi se ai dhe mbështetësit e tij kanë ide “komuniste”. Bleona tha se vota ndaj Biden është votë për komunizmin, ndërkohë që numërimi po shkon drejt mbylljes dhe kandidati demokrat po shkon drejt fitores. Përveç se i është bashkuar nismës “on-line”, Bleona është hedhur në aksion, për të mbrojtur fitoren e Trump, që pretendohet se i është vjedhur.

/NOA.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com