Kandidati demokrat Joe Biden ka folur përsëri nga selia e tij në Wilmington, Delaware, ndërsa numërimi i votave për zgjedhjet presidenciale vijon.
Deri tani, sopas raportimeve, ai është përpara Donald Trump. “Ne nuk kemi një deklaratë përfundimtare akoma, por numrat janë të qartë, dhe ata na thonë se ne do të fitojmë,” tha ai së bashku me kandidaten për nënpresidente, Kamala Harris.
“Ne do të fitojmë në Georgia dhe Pensilvani. Dhe tani kemi epërsinë edhe në Arizona dhe Nevada,” tha Biden duke folur në Wilmington për atë që supozohej të ishte festimi i fitores. Por numërimi në pesë shtete kryesore është ende duke vazhduar.
“Ne jemi në garë për të arritur 300 vota elektorale. Ne tashmë kemi 74 milionë vota, ne jemi partia më e votuar në histori”, shtoi ai. Dhe pastaj theksoi: “Ne do të jemi demokratët e parë në shumë vite që fitojmë në Goergia dhe Arizona”.
“Jini të qetë dhe të durueshëm, çdo votë do të numërohet”. Kjo është ftesa që ai iu drejtoi më pas amerikanëve, ndërsa Presidenti Donald Trump vazhdoi të kërcënonteme betejat ligjore dhe mbi të gjitha akuzat për mashtrim elektoral. “Ne e dimë që demokracia ka mbretëruar për 240 vjet, vullneti juaj do të merret në konsideratë dhe unë do të sigurohem që askush nuk mund të shtrëmbërojë votën,” tha Biden.
Janë tone institucionale të përdorura nga Biden në fjalimin e tij. “Është koha për të thënë mjaft për zemërimin dhe demonizimin në politikë”, ishte thirrja e tij. “Shumica dërrmuese e amerikanëve që votuan duan që urrejtja të qëndrojë jashtë politikës dhe që vendi të bashkohet dhe të shërojë plagët e tij.”
Dhe më në fund Biden siguroi që, sapo të shkelë në Shtëpinë e Bardhë, “do të veproj nga dita e parë për të ndaluar Covid”.
Numërimi është ende pezull në pesë shtete kryesore. Biden ka rritur epërsinë e tij në Pensilvani, Georgia dhe Nevada.
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi tashmë e ka quajtur Biden “president të zgjedhur”, por Trump u përgjigj në një postim në “Twitter: “Biden nuk duhet të marrë postin e presidentit, kjo do të ishte e gabuar. Edhe unë mund ta bëj… Proceset gjyqësore sapo kanë filluar”. /NOA/