sh-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar sërish për gjimnazin “Sami Frashëri”, duke akuzuar kreun e Bashkisë së Tiranës se po gënjen për rindërtimin e shkollës.
Ajo vazhdon të hedhë akuza të forta për Veliajn dhe shkruan se shkolla nuk do të ndërtohet me fondet e BE-së.
“Një javë me radhë kam pyetur EV për pretendimin se fondet e BE për tërmetin do ndërtojnë shkollën “Sami Frashëri”. Ai hesht dhe fyen. Faktet?! Shkolla “Sami Frashëri” nuk do ndërtohet me fondet e BE, – komenton Jorida Tabaku. – Atëherë përse gënjeu dhe gënjen? Ngaqë do të fshehë të vërtetën që thërret në mes të sheshit. EV sot e kësaj dite nuk ka bërë ende transparente procedurat e tenderit. Gënjeshtra ka hundën e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Fatkeqësisht gënjeshtarët kanë gjuhën e gjatë dhe iu mungon cipa!”, -shkruan ish-deputetja. /NOA/