Joe Biden parakalon Donald Trump edhe në Pensilvani, sipas të dhënave të publikuara nga CNN, por shefi aktual i Shtëpisë së Bardhë, nuk ka ndërmend të njohë fitoren e rivalit të tij.
Trump ka thënë se ai nuk do të pranojë të humbasë edhe nëse kundërshtari do të arrinte të fitonte Georgian ose një nga shtetet e tjera që ende nuk janë caktuar, një hipotezë që do të mposhtte përfundimisht shpresat e tij për të arritur 270 vota elektorale.
Sakaq vijon beteja elektorale deri në votimin e fundit në Georgia. Nëse Joe Biden do të “pushtonte” këtë bastion republikan, do të ishte e pamundur që Donald Trump të arrinte 270 vota elektorale, ato që duheshin pikërisht për të siguruar rizgjedhjen si president.
Si edhe fitimin e të gjitha shteteve të tjera, ku numërimi i votave vazhdon ende, përfshirë Arizonën. Në rastin e fundit, Trump mund të arrijë një maksimum prej 269 votash elektorale. Por edhe Biden (nëse Arizona nuk llogaritet në anën e tij me 16 ‘votuesit e mëdhenj’ të Georgias, do të arrinte saktësisht 269.
Kështu që skenari i një barazimi do të materializohej. Në një rast të tillë, vendimi për presidentin do të merret nga Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit, siç kujtoi spikerja e Senatit, Nancy Pelosi disa ditë më parë. Megjithatë, nuk ka gjasa që Trump, pasi të ketë humbur Georgian, të fitojë të pesë shtetet, me Biden përpara në Nevada në Arizona dhe me rivalitetin “kokë më kokë” me Trumpin në Pensilvani.