Loading...

Rrugëtimi i Hashim Thaçit, nga Komandant në President…

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është me konfirmimin e aktakuzave të ngritura ndaj tij dhe dorëheqjen e tij nga posti i presidenti është kthyer në fokusin e mediave ndërkombëtare dhe ka nxitur reagimet brenda dhe jashtë Kosovës.

Por kush është Hashim Thaçi dhe cili është kontributi i tij në shoqërinë dhe politikën kosovare? Hashim Thaçi i lindur në Skenderaj të Kosovës , në vitin 1968 ai është diplomuar për filozofi në Prishtinë. Në vitet 1990-1993, ai ishte lider i lëvizjes studentore në Kosovë, kohë kur u mbyllen shkollat edhe universiteteti i Prishtinës. Me krijimin e ushtrisë çlirimtare të Kosovës, nga viti 1997 deri në 1999 Thaçi ishte një nga figurat kryesore drejtuese.
Në vitin 1999, me përfundimin e luftës së Kosovës, Thaçi u bë kreu i delegacionit kosovar në Rambuje të Francës, ku u kërkua arritja e një marrëveshjeje paqeje mes Kosovës dhe Serbisë, e cila u refuzua nga Serbia.

Thaçi është edhe kryeministri i parë i qeverisë së Përkohshme të Kosovës pas fundit të luftës. Në vitin 2001, në zgjedhjet e para parlamentare partia e Thaçit humbi zgjedhjet dhe vazhdoi rrugën si opozitar. Në 2003 ai u arrestua në Hungari për t’u liruar më pas.

Në zgjedhjet e 2007 ai u zgjodh kryeministër i vendit dhe më 17 shkurt 2008 ishte zyrtari që lexoi deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, si shpërblim në luftën e gjatë për lirinë e vendit. Në vitin 2011, ai u rizgjodh sërish si kryeministër dhe në të njëjtin vit u akuzua nga këshilltari zvicerian Dick Marty, ku pjesëtarë të shumtë UCK-së akuzoheshin për krime lufte.
Prej Prillit të 2016 dhe deri më 5 nëntor 2020, ai mbajti postin e Presidentit të vendit. Në qershor të këtij viti, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur akuza ndaj Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, por edhe persona të tjerë për krime kundër njerëzimit ndër të cilat vrasje, zhdukje të personave, përpjekje dhe tortura. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë. Aktakuza është vetëm një padi penale e cila është rezultat i një hetimi të gjatë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës me seli në Hagë, që njihet si Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë, është krijuar më 3 gusht 2015 me një amendament të veçantë në Kushtetutën e Kosovës, që në atë kohë u mbështet nga vetë Thaçi.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com