Loading...

Gjobitet për herë të dytë kryetarja e LSI, Polici: Keni kartë me vete?/ Kryemadhi:Unë jam Monika Kryemadhi vlla, e bija e Ramazan Kryemadhit

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është gjobitur për mosmbajtje maske në ambjentet e jashtme nga policia, për herë të dytë brenda dy ditëve të fundit.

Monika Kryemadhi po zhvillonte një takim ditën e sotme një takim me banorët e prekur nga tërmeti në Durrës, por gjatë diskutimeve me qytetarët e grumbulluar, teksa po diskutoheshin problematikat, aty ka mbërritur edhe policia.

Efektivët kanë kërkuar shpërndarjen e turmës, pasi nuk respektohej distanca, teksa Kryemadhin i kanë komunikuar vendosje gjobe si pasojë e mosmbajtjes së maskës, në ambiente publike.

Sipas aktit Normativ asaj i është kërkuar karta e identitetit.

Kryetarja e LSI me tone të larta, ka treguar të dhënat e saj.

“Vendose gjobën. Unë jam Monika Kryemadhi, vajza e Ramazan Kryemadhit. Lindur më 9 prill 1974”, u dëgjua t’iu thoshte kryetarja e LSI, efektivëve të policisë.

Monika Kryemadhi ka firmosur gjobën e caktuar nga Policia, e dyta në dy ditë, ndërkohë që ndaj saj është marrë e njëjta masë administrative edhe ditën e djeshme në një takim me banorët e Kombinatit.

Pjesë nga përplasja e Monika Kryemadhit me efektivin e policisë sot në Durrës:

Kur polici i kërkoi të tregonte një mjet identifikimi kryetares së LSI, për mosmbajtjen e maskës, Monika Kryemadhi e pyeti e revoltuar nëse kryeminsitri Edi Rama i kishe dhënë urdhër.

Polici: Mua s’më jep urdhër Edi Rama, mua më jep urdhër policia e shtetit

Kryemadhi: Policia e Shtetit e ke vendimin e paligjshëm. Polici sanitare, kaq.

Polici: Kartën me vete e keni? Keni shkelur aktin normativ për mosvendosjen e barrierës mbrojtëse, do ndëshkohesh 3 mijë lekë bashkë me zonjën.

Kryemadhi: Jeta e këtyre zotërinjve kushton më shumë se 3 mijë lekë gjobë.

Polici: Keni kartë me vete?

Kryemadhi:Unë jam Monika Kryemadhi vlla, e bija e Ramazan Kryemadhit, 9 prill 1974 datëlindja, 30 mijë lekëshi jot edhe i REdi Ramës s’është asgjë përballë shtëpisë së kësaj zonjës, kësaj që i kanë ikur të gjithë fëmijët, nuk ka gjobë që i zgjidh hallin.

Mos u shqetëso se më 25 prill do e gjobisin shqiptarët Edi Ramën, bam bam e do ja çjerrin maskën.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com