Është ndarë sot nga jeta si pasojë e Covid 19 piktori i njohur fierak Viktor Bullgari.
Lajmin për ndarjen nga jeta të piktorit e bëjnë të ditur familjarët dhe miq dhe të afërm të tij.
Në profilin e piktorit, në Facebook, familjarë të tij dhanë lajmin e trishtë.
“E nderuar miqësia e Viktorit, me keqardhje të thellë ju njoftojmë se sot u nda nga jeta Viktor Bullgari. Varrimi bëhet nesër në Orën 14.00”.
Viktor Bullgari mësohet se ishte i intubuar prej gati dy javësh në spitalin Infektiv në Tiranë, dhe nuk ka mundur që të fitojë dot betejën me virusin.
”Me brengosje e deshperim te thelle, shperndaj kete njoftim. VIKTOR BULLGARI PIKTORI – SHOKU – MIKU KOLEGU I SHKELQYER I CILI GJITHE JETEN E TIJ E LIDHI ME SHPIRTIN E ME NGJYRAT. YLBERIK DO TE NGELESH NE SYTE E ZEMRAT TONA I DASHUR VIKTOR !!!”, shkroi një prej miqve të Bullgarit.
/NOA.al