Loading...

91 orë nën rrënoja, biseda mes 4-vjecares dhe heroit të shpëtimit

Ditën e djeshme, bëri bujë lajmi i shpëtimit të vogëlushes së quajtur Ayda Gezgin dhe punonjësit të shpëtimit, Cem Erdogan, i cili u bë protagonisti kryesor i zbulimit të 4-vjeçares e mbetur nën rrënoja për 91 orë pas tërmetit të frikshëm që tronditi Turqinë.

Shtypi turk ka publikuar bisedën mes të dyve, teksa vajza ndodhej prej katër ditësh në rrënojat e ndërtesës së apartamenteve në “Rıza Bey” në Izmir.

Cem Erdogan, presidenti i ekipit, bëri që vajza e vogël të fliste, ndërsa ia mbante fort dorën dhe e përkëdhelte. Vajza e vogël nuk donte kurrë të lëshonte dorën që po e qetësonte në ato momente të vështira.

Dialogu mes Aydas dhe heroit të saj në rrënoja

Cem Erdogan: Ne të duam shumë, në rregull. Je shumë e bukur, mos ki frikë vajza ime e bukur. E mësove emrin tim?

Ayda: Cem.

Cem Erdoğan: Shiko, të gjithë janë këtu. Babai juaj po ju pret. Ti ke dorën time. Jam këtu me ty. Një bravo për bukuroshen time … /NOA/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com