Loading...

Si i ‘shpëtoi’ skanerit në Kapshticë kamioni me 2.6 tonë ka nabis

Autoritetet shqiptare kanë filluar he timet pas kapjes së kamionit me 2.6 tonë ma riajuanë në Mal të Zi, sepse dyshohet se sasia e lëndës na rkotike mund të jetë ngarkuar në territorin shqiptar.

Dyshimet për ngarkimin e kamionit brenda territorit të vendit vijnë pasi lënda na rkotike nuk është pikasur nga ana e skanerit në pikën kufitare të Kapshticës.

Dyshimet konfirmohen edhe nga autoritetet malezeze, të cilat raportojnë se një grup kr iminal i organizuar, aktiv në territorin e Shqipërisë, u përpoq që të kontrabandonte sasinë e lëndës na rkotike me destinacion final Gjermaninë. Po ashtu, lënda narkotike nuk është pikasur as nga dogana malazeze në pikën kufitare të Hanit të Hotit.

Në fakt, hetimet kishin nisur prej disa muajsh mes bashkëpunimit të autoriteteve shqiptare, palës malazeze dhe agjencive ligjzbatuese të huaja në Europë.

Përveç shtetasit me origjinë shqiptare, Ervis Çallik, 40 vjeç, i cili drejtonte kamioni, dyshohet se është përfshirë edhe një person i dytë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Lënda na rkotike u gjet në kamionin, i cili ngarkesë të deklaruar, kishte fruta-perime, ku oficerë anti-ko ntrabandë, gjatë kontrollit gjetën nëntë paleta që përmbanin lëndë narkotike të llojit ma rihuanë me një peshë prej mbi 2 tonë. /NOA/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com