Avokati Spartak Ngjela ka bërë një deklaratë të fortë, ku është shprehur se 60% e lidervë aktualë të politikës shqiptare nuk do të kandidojnë në zgjedhjet e 25 prillit pas hetimit që do të nisë nga BKH.
Sipas Ngjelës, nga SHBA kanë ardhur 60 dosje me emra të mëdhenj, të cilët do të hetohen nga BKH, e cila heton vetëm korr upsion e lartë shtetëror. Ngjela në Scan television tha se politikanët i janë “qepur” kryetares së BKH për ta hequr pasi kanë frikë se do të dorëzojnë të gjitha pronat e gr abitura.
“Pa BKH nuk funskionon dot SPAK, pasi nuk ka hetim. Ndërkombëtarët duan që hetimet t’i bëjë BKH, pasi këtu ishte OPGJ por nuk e morën parasysh fare. Me OPGJ nuk pranohen dosjet e zyrtarëve të korr uptuar. 30 hetues të BKH do të vijnë nga Amerika, 30 të tjerë do të merren nga këtu për t’u trajnuar atje. FBI është këtu, ka ardhur FBI dhe ekspertët, po bëhet seleksionimi. Është seleksionuar shkalla e parë, 2 avokate të zyrës time u skualifikuan. Ne po presim BKH, që sipas të dhënave të mia përfundon në mes të këtij muaji.
BKH heton vetëm korrupsionin e lartë shtetëror: kryeministra, ministra, deputetë dhe kryetarë bashkish. Ata i marrin direkt në proces, më trego pasurinë të thotë. BKH nis hetimet pa patur nevojë për denoncime. Kanë ardhur dosjet këtu dhe do futen në hetim. 60 dosje emrash të mëdhenj kanë ardhur këtu nga SHBA.
60% e liderëve të sotëm nuk janë më kandidatë për deputetë nëse hetimi do të vijojë siç ka filluar. Këta presin që seleksionimi të bëhet deri në 15-20 nëntor, pastaj kryetarja e BKH do të bëjë emërimet. Këta i janë qepur kryetares së BKH që ta heqin, sepse janë të shqetësuar pasi do dorëzojnë pronat e grabitura”, tha Ngjela.