“Është koha që Donald Trump të paketojë bagazhet dhe të shkojë në shtëpi. Ne kemi mbaruar me kaosin”. Joe Biden e bëri këtë deklaratë këtë në një nga tubimet e fundit të fushatës së tij zgjedhore në Ohio, duke shprehur kështu një farë optimizmi në garën për Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Donald Trump, i angazhuar në fazat e fundit të fushatës në Pensilvani, Michigan dhe Ëisconsin, ka një mendim krejt tjetër: “Ne jemi në gjendje të mirë dhe do të fitojmë”.
Presidenti i SHBA, duke folur në një tubim në Fayetteville, Karolina e Veriut, thotë se ai është i sigurt përpara ditës së zgjedhjeve. “Ne gjithsesi do të fitojmë”, megjithë skandalet e shkaktuara për ta rrëzuar atë, ai u shpreh kështu duke hapur një nga pesë takimet e planifikuara.
Referenca e Trump është në hetimin e Russiagate dhe super-prokurorit Robert Mueller për lidhjet midis fushatës së tij zgjedhore 2016 dhe Moskës.. Mueller gjeti lidhje të shumta midis qeverisë ruse dhe fushatës Trump, por nuk vendosi që kishte një komplot me Moskën për të ndërhyrë në zgjedhje. “Gjëra false”, tha manjati.
Ndalesat e tjera që Trump ka planifikuar janë në Pensilvani, Michigan dhe Ëisconsin. Do ta mbyllë fushatën në mbrëmje në Grand Rapids, Michigan, i njëjti vend ku e mbylli atë në 2016. Tubimi në Fayetteville, Karolina e Veriut, ishte planifikuar fillimisht për të enjten, por u shty për shkak të uraganit “Zeta”.
Në Pensilvani, është ndalesa tjetër, në Scranton, qyteti ku lindi dhe u rrit Joe Biden, derisa u zhvendos me familjen e tij në Delaware në moshën 10 vjeç. Trump pretendon se Biden “iku” nga qyteti. Në Michigan, në Traverse City, pastaj në Wisconsin në Kenosha, pastaj përsëri në Michigan në Grand Rapids për mbylljen e plotë të fushatës për zgjedhjet presidenciale amerikane. /NOA/