Shuhet një ndër figurat kryesore të Partisë Demokratike në Durrës.
Është ndarë nga jeta ish-deputeti i këtij qarku, dhe një ndër demokratët e hershëm të Durrësit, Nevruz Çela. Mësohet se Çela ishte infektuar me Covid-19 pak ditë më parë.
Nevruz Çela i datëlindjes 18 gusht 1945, vetëm pak muaj më parë festoi 75 vjetorin.
Ai ishte një ndër njerëzit më të respektuar në qytetin bregdetar.
Nevruz Çela shërbeu si kryebashkiak i parë i Durrësit, pas rënies së komunizmit, gjatë viteve 1991-’92. Më pas u zgjodh deputet i këtij qyteti, nën siglën e PD-së, në vitet 1996-’97, për t’u tërhequr nga politika dhe për të vazhduar jetën private.
Lajmin e ndarjes nga jeta e bëri publik edhe Oerd Bylykbashi, ish-deputet i PD-së në qarku e Durrësit, përmes një mesazhi ngushëllimi në Facebook:
“U nda nga jeta z. Novruz Çela. U nda pergjithmone nga familja, nga miqte e tij, nga demokratet dhe nga durrsaket. Iku duke lene pas dhimbjen dhe boshllekun tek te afermit, por edhe kujtimin per nje dedikim maksimal dhe me nder per qytetin tone, por edhe per vendin. Iku duke lene pas modelin e qytetarit durrsak qe duhet te kete çdokush qe vendos te banoje ne kete qytet”.
“Nder nismetaret e PD ne Durres si bir i nje familje te persekutuar brutalisht qe ne vitet e para te komunizmit, drejtoi pushtetin vendor te pare pluralist ne ditet e para dhe shume te veshtira te demokracise, perfaqesoi qytetin ne parlament, dhe la pas gjurmen e qytetarit dhe demokratit idealist qe nuk kerkoi lavde por dha kontribut dhe sakrifice, la gjurmen e intelektualit dhe demokratit te qete e te mençur. Ndaj sot lajmi i largimit te tij nga jeta eshte nje humbje jo vetem per familjen e tij, por edhe per qytetarine durrsake dhe per demokratet e Durresit”.
“U prehte ne paqe dhe i perjetshem kujtimi i tij!”, shkroi Bylykbashi.
/NOA.al