[sgmb id=”1″]
“Panorama për reformën në gjyqësor është përmirësuar e ndjekur nga fitoja e kryeministrit Edi Rama i Partisë Socialiste në zgjedhjet e qershorit 2017”. Është kjo hyrja e raportit të BMI Reasearch, një kompani e grupit Fitch( një prej tre agjencive më të rëndësishme të vlerësimit të riskut të kreditit në botë) për riskun që paraqet Shqipëria.
Deri këtu gjithçka duket shumë optimiste për vendin por panorama të përmbyset sapo lexon fjalinë e dytë të tij.
“Mbeten interesa vetjakë të lidhura me reformën që e kundërshtojnë procesin e saj, por kjo(reforma) është një kërkesë kyçe për pranimin në Bashkimin Europian, dhe për këtë arsye ne mbetemi skeptikë që Shqipëria do t’i bashkohet BE brenda dekadës tjetër” thuhet në të njëjtin raport.