Loading...

Merkel, gjermanëve: ‘Mos bëni plane, harrojini për këtë vit festat e vitit të ri’

Angela Merkel u tha gjermanëve se këtë vit ata nuk do të jenë në gjendje të bëjnë festat e Vitit të Ri, madje kontaktet mes njerëzve do të kufizohen për të gjithë dimrin, me qëllim për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Izolimi katër javor hyri në fuqi në Gjermani sot dhe do të zgjasë deri në fund të muajit nëntor.

Merkel paralajmëroi se 30 përqind e popullsisë ishte në rrezik të sëmundjes Covid-19.

Ajo tha se ishte e rëndësishme që bllokimi i nëntorit të ishte një “sukses, si dhe një kthesë” për pandeminë në Gjermani.

Kancelarja paralajmëroi se “drita në fund të tunelit është shumë larg”, teksa foli sot në ditën e parë të një bllokimi katërjavor që mbyll grilat, teatrot, palestrat dhe kinematë.

Merkel tha se suksesi i bllokimit të nëntorit do të ishte vendimtar në diktimin e hapave të ardhshëm të Gjermanisë dhe se ajo shpreson për një “kthesë”.

Por 66-vjeçarja përjashtoi ‘festat e bukura të Vitit të Ri’, siç festohen ato tradicionalisht.

Gjermania është bashkuar me Spanjën, Belgjikën, Greqinë dhe Francën në imponimin e bllokimeve të dyta kombëtare. Ka kufizime të rritura edhe në Itali.

Restorantet, baret, teatrot, palestrat dhe kinematë u mbyllën të hënën deri në fund të nëntorit.

Nga gjermanët është kërkuar që të mos bëjnë udhëtime jo-thelbësore dhe hoteleve u ndalohet të strehojnë njerëz nga udhëtimet turistike.

Njerëzit lejohen të largohen vetëm nga shtëpitë e tyre për të blerë mallra thelbësore, për arsye mjekësore ose për ndonjë punë urgjente.

Dyqanet jo të rëndëisshme për jetën e përditshme gjithashtu janë mbyllur dhe çdo shërbim që kërkon kontakt të ngushtë – siç janë parukieritë dhe berberitë – gjithashtu janë mbyllur.

Palestrat, pishinat, muzetë dhe teatrot janë mbyllur sërish.

Masat vijnë një javë pasi edhe baret dhe restorantet u urdhëruan të mbyllen për katër javë.

Gjermania ka raportuar mbi 100 raste të reja për 100,000 banorë gjatë javës së kaluar.

Të shtunën, qendra kombëtare e kontrollit të sëmundjeve raportoi numrin më të lartë të infeksioneve në një ditë – 19,059 – që nga fillimi i pandemisë.

Shifrat në fillim të javës kanë tendencë të jenë më të ulëta dhe qendra raportoi 12,097 raste të hënën. Por kjo krahasuar me 8,685 një javë më parë, trendi shihet në rritje.

Në Gjermani, rregullat lejojnë që grupe deri në 10 persona, nga një maksimum prej dy familjesh, mund të takohen në vende publike.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com