Loading...

Basha: Nuk më vjen zor t’ju them që kam një muaj e gjysmë që nuk i kam parë prindërit. I ruaj, jo se nuk më merr malli

Në një takim me studentët në Qytet Studenti, kreu i Partisë Demkratike, Lulzim Basha u shpreh se kishte një muaj e gjysmë pa i takuar prindërit.

Ai madje tregoi se para dy ditësh i ati kishte pasur ditëlindjen, duke shtuar se “nuk ka gjë më të dhimbshme se sa të mos e urosh dot fizikisht”.

“Nuk më vjen zor t’ju them që kam një muaj e gjysmë që nuk i kam parë prindërit, I ruaj, jo se nuk më merr malli. Më merr shumë malli. Madje para dy ditësh kishte ditëlindjen im atë. Nuk ka gjë më të dhimbshme sesa të mos e urosh së afërmi, por e bëj për ti ruajtur ata. Kështu duhet të bëjmë të gjithë, sidomos ato familje që nuk kanë mundësi për tu përballuar me koston e ilaçeve dhe kostot e këqija, sepse po të jetë për qeverinë ata janë në mëshirë të fatit”, tha Basha.

Ndërsa tha se nuk mund të shmangej vala e dytë e pandemisë, Basha tha se qeveria nuk ka marrë asnjë masë.

“Këta nuk kanë marrë masa për testimet, nuk testojnë të sëmurët. Sa më shumë të infektohet aq më pak shtretër do të kenë spitalet e mbingarkuara. Vala e dytë e infeksionit është një realitet që nuk e ndal dot askush. Ama unë kam 5 javë që i kërkoj që të marrin masa, të rritë testimet”, u shpreh Basha. /NOA/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com