Më 23 dhjetor të vitit 2018 u nda nga jeta Besnik Rama. 43-vjeçari v diq në ambientet e spitalit të Fierit. Ai u paraqit në spital në orën 01:00 të mëngjesit, ndërsa doktorët dhanë lajmin në orën 07:00 se kishte ndërruar jetë.
43-vjeçari vuante vetëm nga diabeti, prandaj dhe dyshimet janë shtuar. Familja pretendojnë se mjekët kanë falsifikuar regjistrat e tyre se duan të fshehin ngjarjen, ndërsa kamerat e sigurisë ende nuk i janë vënë në dispozicion. Familjarët kërkojnë drejtësi për të djalin e tyre.
Nga ana tjetër, Prokuroria nuk ka dënuar mjekët, madje nuk ka marrë për bazë provat filmike të orarëve të fundit të 43-vjeçarit. Prokuroria në vendimin e parë është bazuar te provat filmike, ndërsa në vendimin përfundimtar ku ka lënë të lirë mjekët, nuk ka marrë parasysh provat filmike. Askush nuk u dënua për ndarjen nga jeta në spital të Besnik Ramës. Famljarët e konsiderojnë skandal të madh diçka të tillë.
Kjo ngjarje e rëndë është rikthyer sërish në vëmendjen e publikut nga emisioni “Shqipëria Live” në Top Channel. Në një lidhje të drejtpërdrejtë, prindërit e Besnikut, Drita dhe Bajram Rama, shprehen se nuk do të ndalen për të gjetur të drejtën.
I përlotur, babai i Besnikut shpreh se drejtësia nuk ekziston. Sipas tij, këtu fukarai dhe ai që nuk ka dikë në krah, nuk i jepet e drejta. Madje ai tha se mjeku ka ofenduar gruan e tij, duke i thënë se ka llafe shumë.
Bajrami u bëri apel autoriteteve përkatëse që ta shikojnë këtë çështje me drejtësi. “Jam 70 vjeç, nuk i kam mundësitë që të bëj vetëgjyqësi. Ata po tallen me ne. Neve nuk na kanë pyetur fare në gjyqe, nuk na kanë pyetur si prindër të Besnikut se çfarë kemi për të thënë”, tha ai.
Sipas 70-vjeçarit, gjykata dhe prokuroria është bërë palë me anën dëmtuese. “Se si është puna e dinë ata”, shtoi ai.
Ndërsa e ëma e v iktimës tha se djali i saj ka ndërruar jetë vetëm nga neglizhenca e mjekëve në spitalin e Fierit.
“Nuk kemi fuqi. Kam vajtur në 6.30 në spital, atëherë më lajmëruan. Shkoi më këmbët e tij dhe më erdhi në shtëpi me ar kivol. Mjeku as bluzën nuk e kishte veshur, rrinte me duar në xhepa. Djali thoshte çfarë më bëtë, isha mirë. Nuk e lë sa të jem gjallë. Vd ekja e djalit erdhi nga neglizhenca”, tha Drita. /NOA