Loading...

Surprizohet Kryemadhi/ ‘Mona më e fortë se Maradona’

Gjatë takimit me mbështetës të LSI-së në Durrës, simpatizantë të kësaj force, i kanë bërë një surprizë të veçantë kryetares Monika Kryemadhi.

Një i ri i ka dhuruar kësaj të fundit dy fanella sportive ngjyrë blu, ku te njëra shkruhej “I.Meta, patriot” me numrin një dhe te tjetra “Mona më e fortë se Maradona” me numrin 10, duke simbolizuar kështu ish-yllin e futbollit argjentinas dhe botëror, Diego Armando Maradona.

Për këtë, Kryemadhi tha se do të ishte mirë që t’ia jepnin vetë kreut të shtetit. “Do të dëshiroja që bluzën e Presidentit t’ia jepni ju Presidentit. Jemi këtu ku jemi për shkak të vendosmërisë, idesë dhe vizionit të tij që ka pasur gjithmonë për të rinjtë dhe të rejat. Në misionin e tij për zgjedhje të lira dhe të ndershme me 25 prill nuk ju ka vetëm ju këtu por me qindra dhe mijëra të rinj dhe të reja në gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj që do të kthehen për të mbajtur referendumin mbarëkombëtar kundër tranzicionit dhe klikës së shpopullimit të Shqipërisë, të Rilindjes”, – u shpreh Kryemadhi. /NOA/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com