Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka deklaruar se më 25 prill do të marrë fund tranzicioni shqiptar.
Nga Durrësi, ku shpërndau karta anëtarësie për të rinjtë, Kryemadhi u shpreh se vendi nuk mund të mbahet peng nga një njeri, duke iu referuar kryeministrit Rama.
“Durrësi di të durojë, por di edhe të ndëshkojë në momentin e duhur. Ne ftojmë të gjithë të rinjtë që të vijnë në Shqipëri dhe të ndryshojnë realitetin. Në Durrës, ka beton, Durrësi përmbytet. Durrësi nuk ka nevojë për beton, s’ka nevojë për grupe interesi që janë të lidhura me krimin, por të jetë rrugë lidhëse që lidh shqiptarët me zhvillimin dhe Europën”.
Kryemadhi theksoi se vendi nuk mund tëbllokohet nga një kryeministër si Rama, duke penguar sipas saj integrimin dhe të ardhmen e rinisë shqiptare.
“Ne kemi strategji të re për Durrësin. Durrësi nuk ka nevojë jo vetëm për durrsakët e vjetër, por edhe për dibranët, për skraparllinjtë, pukjanët, shijakasit e kushdo që jeton në në këtë qytet. Ne do jemi tr itol njerëzor që do shkatërrojmë llumin e Ramës. LSI do që të bëjë Shqipërinë një vend evropian, siç e meriton rinia shqiptare. Edhe pse në këto 30 vjet tranzicion ne kemi bërë gabime”.
Kryemadhi premtoi para anëtarëve se tranzicioni në LSI ka marrë fund, por sipas saj, “ky tranzicion do marrë fund më 25 prill. Do shpopullojmë krimin nga Shqipëria e do popullojmë vendin me të rinjtë e të reja”, deklaroi Kryemadhi. /NOA/