Loading...

Shqiptarja gjendet e pajetë nën rrënoja e përqafuar me të birin

Mes viktimave nga tërmeti shkatërrimtar që shkundi shtetin turk ditën e djeshme është dhe një grua shqiptare e Kosovës, e cila ishte shpërngulur në vitin 1954, në Turqi.

Ajo u gjet sot e pajetë nën rrënojat e një ndërtese që u shemb nga tërmeti, në Izmir të Turqisë.

E ndjera është Nazmiye Doraya (Nazmie Doraja) 62 vjeçe nga Prishtina. Ajo raportohet se është gjetur nën rrënojat e pallatit e përqafuar me të birin, i cili për fatin e mirë ka shpëtuar dhe gjendet në spital.

Kas shkuar në 30 numri i viktimave deri tani. Rreth 900 raportohet të plagosur.

Ekipet e shpëtimit thanë se kanë mundur të shpëtojnë nga rrënojat rreth 100 njerëz.

Kërkimet vazhdojnë ende.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com