Dy rezidencat studentore universitare në Tiranë u janë përgjigjur shqetësimit të shumë studentëve mbi mbylljen e konvikteve dhe pagesën e tyre.
Pas vendimit të Komitetit Teknik për mbylljen e universiteteve dhe konvikteve të paktën deri në muajin dhjetor, të shumta ishin ankesat e studentëve që kishin paguar tarifat e konvikteve apo të shtëpive me qera.
Residencat studentore njoftuan sot se regjistrimet nuk do të anulohen dhe pagesat nuk do të kthehen.
Por ato do të kompensohen në muajin dhjetor ku studentët nuk do të duhet të paguajnë, në rastin e rihapjes së tyre.
Por mbetet e paqartë se çdo të bëhet për ata studentë, të cilët kanë marrë shtëpi me qera. /NOA.al