[sgmb id=”1″]
Një 49-vjeçar nga Puka i është drejtuar emisionit “Me zemër të hapur” për t’i bërë thirrje bashkëshortes dhe fëmijëve të tij të rikthehen në familje.
49-vjeçari ka kryer afro 3 vite burg pasi akuzohet për dhunë në famulje.
Shpëtim Laçi, i mbytur nga dhimbja dhe malli për fëmijët të cilët nuk i sheh prej 3 vitesh, Shpëtim Laci rrëfen kalvarin e jetës.
Historia e tij
U martua me një vajze shumë më të re me emrin Durie, përpara 13 vitesh dhe se bashku sollën në jetë 3 fëmijë, 2 djem dhe një vajze.
Mes tyre nisen konfliktet zënkat dhe debatet e forta dhe ai thotë se shkaku ishte varfëria dhe papunësia.
Teksa reflekton është i bindur që faji më i madh i takon atij, i jep të drejte ish-bashkëshortes dhe e kupton atë, edhe pse sot është tepër vonë.
Madje teksa shfaqet i penduar për dhunën ndaj ish-gruas, i kërkon asaj live ribashkim. Një ditë pas një debati të fortë mes tyre e ka gjuajtur dhe e ka dhunuar. Ajo e ka denoncuar ne polici dhe Shpëtimi u dënua me 2 vite e gjysme burg, shkruana BW.
“Unë jam sjell në mënyrë të rregullt. Nuk e kam dhunuar aq sa thuhet në raport. Ata e kanë rënduar situatën më shumë. E pranoj që kam gabuar, por dy vite burg i kam bërë dhe në mënyrë të padrejtë. Askujt mos t’i ndodh. Sot gjatë lirisë që jam, nuk i bëj 2 orë gjumë.
Ishte pa i mbushur 3 vjeç kur jam futur në burg. Kush e shoh, më plas zemra. Tani në dhjetor mbush 7. Jam shumë i mërzitur dhe nuk e dua më jetën time më, veç t’i shoh 3 fëmijët e tyre.
Dua të shoh edhe nënën e tyre.
Dua edhe bashkim me të. Prej meje nuk i preket më qimja e flokut. Tani kam mësuar se ça do të thotë dhunë në familje dhe jam shumë i penduar, nuk e rrah me.”, rrëfeu 49-vjeçari.
Shpëtimi është 49 vjeç ndërsa Duria është 31 vjeçe.
Ai është invalid pasi ka këputur gishtat e dorës gjatë punës, në periudhën e para viteve ‘90 dhe merr një pensionin invaliditeti gjithsej 74 000 leke te vjetra ne muaj. 2 fëmijët e mëdhenj i ka në shkollë.
Ai e pranon fajin e tij, tregohej kokëfortë edhe pse ajo kishte te drejtë, sot e ndjen veten fajtore. Ka dhunuar bashkëshorten dhe ka bërë 2 vite e gjysme burg për dhunë në familje. Ka 3 vite që nuk takon fëmijët.
Herën e pare është bërë pushim për zgjidhjen e martesës ndërsa herën e dytë ai nuk e di se kush ka firmosur në vend te tij pasi thekson se nuk ishte fare në dijeni.
Ai duhet të paguajë për fëmijët nga 33.000 lekë për secilin. Sipas vendimit të gjykatës çdo të premte të fundit të muajit duhet të takohet me fëmijët me prezencën e një psikologu, por kjo gjë nuk ka ndodhur asnjëherë.
Kur shkoi për pasaportizimin mori vesh qe ishte divorcuar. Në tetor 2014 është futur ne burg.
Aktualisht gruaja me fëmijët jetojnë në Tiranë. Ndonëse 49-vjeçari ka ardhur t’i shoh, por ai nuk i ka parë dhe takuar asnjëherë. Për të voglin thotë se nuk e njeh me pasi e ka lënë shumë të vogël vetëm 3 vjeç, ndërsa sot ai është 6 vjeç.