Vijojnë replikat mes deputetit KUjtim Gjuzi dhe kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi në Parlament. Gjatë seancës së sotme, Gjuzi ka kërkuar nga gratë deputete që të shkojnë në grevën e urisë në mbështetje të naftëtarëve të Ballshit. Po u përplas me kryeparlamentarini, duke theksuar se ky i fundit nuk mund ta urdhërojë që të qëndrojë ulur.
“Gripi është stinor. Nuk ka grip. Kush të ulet. Kush jeni ju që më thoni të ulem. Kemi qenë bashkë në këshillin bashkiak, nuk ulem kollaj unë. Ju gratë deputete duhet të shkoni atje në mbështetje të grevistëve. Unë tani do e dorëzoj kërkesën për interpelancë urgjente”, deklaroi Gjuzi nga foltorja.
Ndërsa Ruçi i është përgjigjur: “Kot e harxhove gjithë kohën tënde. Dorëzoje kërkesën tënde. Kur të shqyrtohet do marrësh përgjigje”.
Nuk është hera e parë që deputetit i opozitës parlamentare debaton me kreun e Kuvendit, më shumë për etikën dhe sjelljen, se sa për problemet e vërteta në vend. /NOA/