Grevistët e Ballshit sot në ditën e 14-të të grevës së urisë i i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së kryeministrit Edi Rama, për t’u ulur në bisedime. Ata thanë që kryeministri të përcaktojë datën, orën dhe vendin.
Kryeministri Edi Rama në Twitter, u shkroi grave greviste të dalin nga greva për të zgjidhur problemet:
“Të dashura greviste të Ballshit, është e drejta juaj të mos dilni nga greva, por është e pamundur të ulemi bashkë me presione e ultimatume! Jam gati të vij tek ju sapo të mbyllni grevën e të flasim si do mundemi t’ju ndihmojmë për këtë hall që nuk e ka krijuar qeveria”.
“Ne po punojmë për të gjetur investitorë seriozë që të rindezin rafinerinë edhe pse greva juaj nuk ndihmon as për këtë! Ndërsa për ndihmën e mundshme shtetërore ndërkohë, meqë ju s’pranoni as të dilni në asistencë, ka vetëm një rrugë: Mbyllni grevën dhe ulemi qajmë hallin!”, tha Rama.
/NOA.al