Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga një qendër me presion të ulët atmosferik e pozicionuar në detin Jon e cila do të influencojë vranësira të dendura në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.
Shërbimi Metereologjik Ushtarak thotë se dita e sotme do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme.
Mjegulla e dendur është prezente përgjatë zonave luginore e cila me daljen e diellit gradualisht do të vijë në shpërbërje.
Gjatë ditës parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat përgjatë vijës bregdetare do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal.
Era nga kuadrati i Veriut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare në orët e pasdites hera-herës do të fitoj shpejtësi deri në 15m/sek.
Shqipëria sot
Sot, e Mërkurë 28 Tetor 2020 moti pritet të vijojë me vranësira mesatare deri të dendura dhe prani të mjegullës.
Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim (NW) me shpejtësi maksimale 10-15 m/sek në bregdet.
Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në vlerat maksimale.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 8/20°C
Zonat e ulëta 10/23°C
Zonat bregdetare 13/22°C
Kosova sot
Kosova për ditën e sotme do të ketë mot me mjegull në orët e para të mëngjesit, dhe vranësira mesatare deri të dendura.
Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 6°C në mëngjes, ndërsa vlerat maksimale do të luhaten 17°C-19C° gradë Celcius.
E Enjte dt 29 Tetor 2020
Të enjten moti pritet të vijojë me kthjellime dhe vranësira mesatare ku nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të izoluara në Jug.
Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim (NW) me shpejtësi maksimale 7-10 m/sek në bregdet.
Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat parashikohen: Temperaturat parashikohen në: zonat malore 5°C deri në 20°C zoant e ulëta 7°C deri në 24°C zonat bregdetare 11°C deri në 23°C