Loading...

Ushtrime të thjeshta me topin e pilatesit

[sgmb id=”1″]

Para fillimit të ushtrimeve me top patjetër duhet t’i ngrohni muskujt (me vrapim në ritëm të mesëm apo me ushtrime shtrirjeje) nga 12 deri në 15 minuta.

Forcimi i vitheve

Vëreni majën e shputës së majtë në top, ndërkaq të djathtën mbajeni drejt, por mos i shtrëngoni shumë gjunjët. Duart shtrijini para vetes në mënyrë që të mbani baraspeshën. Merrni frymë, ndërkaq me rastin e lirimit të frymës, vëreni këmbën e djathtë në gju, ashtu që pjesa e këmbës nën gju të rrëshqasë nëpër top. Pastaj kthehuni në pozitën fillestare. Bëjini tri seri nga 12 deri në 15 përsëritje në secilën anë.

Zgjatja dhe forcimi i shpinës

Shtrijuni mbi top ashtu që këmbët me pjesën e parë të shputave të mbështeten në bazë, ndërkaq duart lëshoni deri në bazë, por nuk duhet të prekin bazën, ndërkaq shuplakat bashkoni dhe ngrini lart, sikur doni diçka të kapni me to, shkruan Telegraf. Merrni frymë, ndërkaq derisa e lëshoni ajrin nga mushkëritë ngrihuni ashtu që gjoksi të qëndrojë mbi top, ndërkaq duart gjerë e gjatë tërhiqni anash. Kthehuni në pozitën fillestare dhe sërish bëni tri seri nga 12 deri në 15 përsëritje.

Ushtrimet për këmbë

Shtrijuni anash, ndërkaq duart vini para trupit. Topin vendoseni midis këmbëve dhe ngadalë ngrijeni dhe uleni, duke pasur parasysh që posaçërisht ushtrohen pjesët e brendshme të kofshëve. Përsërisni në secilën anë tri seri nga 12 deri në 15 herë.

Barkas me top

Shtrihuni në bark, duart shtrini para vetes, ndërkaq mes këmbëve vëreni topin. Ngrini njëkohësisht duart dhe këmbët derisa mundeni dhe kthehuni në pozitën fillestare. Bëni 2 seri nga 10 përsëritje.

Sërish barkas

Shtrijuni në shpinë dhe vëreni topin midis këmbëve. Ngrini këmbët lart dhe me duar priteni topin. Lëshojeni pas kokës, pastaj përsëriteni ushtrimin në drejtimin e kundërt, ngrijeni topin me duar dhe priteni me këmbë. Bëjeni këtë ushtrim 10 deri në 20 herë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com