Loading...

Çfarë duhet të bëjmë për përmirësimin e shëndetit mendor

Shumica e njerëzve dinë se si të kujdesen për shëndetin e tyre fizik – si për shembull duke u ushqyer mirë ose duke lëvizur çdo ditë.
Gjithashtu, dihet nga të gjithë se një mjedis i pastër dhe një ambient i mirë pune sjellin avantazhe për shëndetin.
Nga ana tjetër, shëndeti mendor nuk diskutohet pothuajse fare.
Ndiqni këto këshilla dhe sugjerime, të cilat i kontribuojnë mirëqenies mendore dhe një ndenjeje të mirë për jetën.
Njih veten tënde

Të njohësh veten do të thotë që di se si t’i përdorësh aftësitë e tua dhe e të dish se çfarë të kënaq.

Të jesh i vetëdijshëm për trupin tënd dhe të dallosh sinjalet që lëshon, duke fituar siguri në vetvete.

Njohuria për pikat e forta dhe aftësitë që ka gjithsecili të bëjnë të pranosh se edhe gabimet dhe pikat e dobëta janë pjesë e jona dhe ne duhet të mësojmë t’i kontrollojmë.

Flit për problemet

Të flasësh për gjërat, të dëgjosh, t’i rregullosh gjërat, t’i sqarosh, të tregosh interes, t’i shprehësh gjërat më fjalë, të thuash çfarë të emocionin – janë gjëra që ndihmojnë në zbutjen e tensioneve dhe presionit.

Nuk është gjithmonë e lehtë të flasësh hapur për shqetësimet që ke, por nëse merr guximin të flasësh për problemet e tua me njerëzit e tjerë, shpesh nga të dyja anët lindin perspektiva të reja ose zgjidhje.

Është në natyrën e tyre që njerëzit t’i ndajnë gëzimet dhe hallet.

Mëso gjëra të reja

Të mësosh gjëra të reja do të thotë të nisesh në në udhëtim eksplorimi që të nxjerr nga rutina e përditshme e të jep shtytje të reja.

Kur mësojmë nuk vëmë në lëvizje vetëm mendjen, por edhe të gjithë shqisat tona.

Qëndro në kontakt me miqtë

Miqësitë janë të çmueshëm.

Me miqtë mund të ndihesh lirshëm, e të flasësh me ta për çdo gjë.

Relaksohu

Gjej në qetësi forca të reja.

Procesi i të menduarit është një rrjedhë e brendshme dhe e vazhdueshme pamjesh, mendimesh, një gjendje që zien përherë. Prandaj është e rëndësishme që pas një faze aktive të vijojë një fazë relaksimi dhe ripërtëritjeje. Kur jemi të çlodhur ndihemi mirë, jemi të qetë, të lirë dhe të gjallë.

Kush është i çlodhur mund ta kuptojë më mirë veten e të tjerët dhe të marrë vendime me qetësi. Relaksimi gjendet kudo dhe nuk kushton asgjë.

Kërko ndihmë

Të kërkosh ndihmë duhet guxim dhe kjo tregon forcë, jo dobësi.

Mos u dorëzo

Mbaj nën kontroll krizat e jetës.

Të marrësh veten nga një tronditje, hidhërim dhe ngjarje traumatike kërkon kohë.

Prandaj duhet të merrni kohën e nevojshme, por edhe t’i ruani të tjerët në situata krize.

Kur duket se asgjë nuk ka më kuptim, është mirë të përqendroheni në ritmin e jetës (të ushqyerit, frymëmarrjen, gjumin, lëvizjet).

Nuk kemi pse t’i kalojmë këto gjëra vetëm.

Në situata krize duhet të kërkojmë dhe të marrim ndihmë profesionale.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com