Loading...

A do të hapen kufijtë për shqiptarët, Greqia merr vendimin

Shtyhen sërish masat kufizuese për shqiptarët, lidhur me kalimin e kufirit për në Greqi.

Në vendimin e fundit të qeverisë helene, bërë publike nga Ambasada Greke në Tiranë, pritej që të mos kishte lehtësime, lidhur me situatën aktuale epidemilogjike në të dyja dy vendet.

“Në bazë të të dhënave epidemiologjike, masat kufizuese që vlejnë sot për personat që udhëtojnë nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, mbeten siç janë në fuqi, deri më datën 8 nëntor”, – thuhet në njoftimin zyrtar të Ambasadës greke në Tiranë.

Në pikat kufitare mund të kalojnë vetëm ata që janë shtetas grekë, ata që kanë leje qëndrimi në Greqi, punonjësit sezonalë dhe personeli diplomatik. Ndërsa ndalohen udhëtimet për qëllime turistike.

Në ditët e fundit Shqipëria ka rregjistruar shifra rekord të infektuerish. Po ashtu edhe Greqia, që madje ka ashpërsuar masat anti-Covid edhe për qytetarët e saj.

E njëjta masë, pritet të merret edhe nga vendet e tjera të BE-së, ndaj shqiptarëve për nëntorin. Vala e dytë që ka prekur Europës gjatë vjeshtës nuk shihet edhe aq premtuese për lëvizjen e lirë të shqiptarëve, për shkak se i tërë kontinenti po shënon shifra alarmante në ditët e fundit të tetorit.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com