Loading...

Deputetja shtatzënë e Partisë Socialiste infektohet me Covid

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti e cila është në pritje të fëmijës së dytë është infektuar me koronavirus.

Gjendja e saj është e stabilizuar dhe është karantinuar në shtëpi ku po merr trajtim mjekësor.

Gjylameti ka pasur kohët e fundit një aktivitet të dendur politik me takime të shumta siç shihet në faqen e saj në Facebook.

PËRDITËSIM/ Doli pozitive me Covid, reagon deputetja e PS: Simptomat e para u shfaqën të hënën në darkë, jam izoluar me familjen (Mesazhi që ka për qytetarët)

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti ka rezultuar pozitive me koronavirus dhe këtë e ka konfirmuar me anë të një shkrimi në rrjete sociale. Deputetja, e cila është shtatzënë për herë të dytë thotë se simptomat e para ju shfaqën ditën e hënë.

Ajo sqaron se është karantinuar së bashku me familjen dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa bën thirrje që të gjithë të zbatojnë rregullat bazë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit si: mbajtja e maskës, distanca sociale dhe larja e duarve.

Reagimi i plotë: Të dashur miq, ditën e hënë në darkë pas simptomave të para iu drejtova institucioneve mjekësore për tu testuar dhe rezultova pozitive. Si unë, ashtu edhe familja ime jemi të karantinuar dhe në gjendje të mirë shëndetësore, me simptoma të lehta duke u trajtuar me të gjithë protokollet e nevojshëm për të kaluar me sa më pak komplikime këtë sëmundje kaq të pabesë.

Falenderoj stafin mjekësor për gatishmërinë si heronjtë real të kësaj lufte dhe standartet e larta të vendosura pavarësisht sakrificave dhe orareve të tekzgjatura.

Të jemi të kujdesshëm dhe të zbatojmë rregullat si mbajtja e maskës, distanca sociale dhe larjen e duarve. Ju uroj të gjithëve shëndet. Së shpejti sërish bashkë!”

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com