Loading...

Arrestohet Mbretëresha e Dëborës.Shkatërrohet organizata kriminale, në të dhe një shqiptar

[sgmb id=”1″]

Pas një viti hetimesh të kordonuara mirë, Policia italiane ka shkatërruar mëngjesin e sotëm një organizatë kriminale që drejtohej nga “Mbretëresha e Dëborës” dhe ka arrestuar 11 anëtarë.
Ndër ta, edhe një shqiptar.

Mediat italiane thanë se organizata kriminale vepronte në bregdetin italian dhe synonte trafikun ndërkombëtar të drogës.

Në krye të grupit ishte një grua, Bianca Zafirati, e njohur si Mbretëresha e Dëborës e cila kishte raporte direkte me furnitorët peruanë. Droga vinte nga Amerika e Jugut në Itali, në Milano. Organizata kishte mjete të shumta materiale, makina dhe telefona celularë, instrumente për peshim dhe paketim droge, mundësi strehimi si në Roma dhe Fiumicino, armë, para.

Ndërmjet të arrestuarve kishte të huaj, një bullgare, 3 peruane dhe një burrë me origjinë shqiptare.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com