Loading...

Meta: ‘Kush prek një votë i pr itet dora si në mesjetë’

Presidenti, Ilir Meta paralajmëroi se dy krimet më të mëdha dhe më të ndëshkueshme rëndë, do të jenë prekja e Kushtetutës dhe vjedhja e votave.

Meta tha se vendi do të hyjë në një epokë të re në çdo rrethanë.

Kreu shtetit ka folur nga Korça në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.

“Gjithë vëmendja e Shqipërisë dhe shqiptarëve duhet të jetë te zgjedhjet. Janë zgjedhjet ato që do të përcaktojnë të ardhmen e popullit shqiptar”, – tha Meta.

“Zgjedhjet do të zgjdhin këtë çështje, zgjedhjet do të zgjidhin edhe sundimin e ligjit. Vetëm sundimi i popullit përmes referendumeve në të ardhmen do të sjellë sundim të ligjit në vend”.

“Pas 25 prillit Shqipëria do të hyjë në një epokë të re në çdo rast ku dy do të jenë krimet më të mëdha dhe më të ndëshkueshme rëndë, prekja e Kushtetutës, as presja e Kushtetutës nuk duhet ti preket më! Dhe e dyta një votë nuk duhet të preket, kush prek një votë i pritet dora si në mesjetë”- tha Meta.

Presidenti ngriti sërish shqetësimin e shpopullit të vendit, si pasojë e keqqeverisjes.

“Nëse Shqipëra do të vazhdojë të shpopullohet me këto ritme të frikshme apo Shqipëria do të jetë përgjithmonë një vend europian, një vend që jep shpresë, një vend që ka diell për të gjithë dhe jo vetëm për 5 oligarkë që po i marrin shpirtin popullit shqiptar edhe në mënyrën më të pashpirt në kohë pandemie se nuk ndodh gjëkundi që rritet borxhi publik dhe rritet në mënyrë ekstreme edhe varfëria. Borxhi merret për PPP. Borxhi shkon lart ndërsa të ardhurat për frymë poshtë”, – u shpreh Presidenti.

Presidenti foli edhe lidhur me shqetësimin e ngritur nga faktori ndërkombëtar, mbi marrëveshjen e 5 qershorit, që sipas tij, është shkelur nga maxhoranca.

“Reagimi i menjëhershëm i Partive Popullore Europiane pas miratimit të ligjit në Kuvend, dhe thirrja e tyre drejtuar Presidentit për ta kthyer në Kuvend këtë akt, me qëllim rikthimin e tij në shinat e marrëveshjes së 5 qershorit, ishte arsyeja kryesore për t’i dhënë mundësi mazhorancës të reflektojë dhe të respektojë marrëveshjen, në të kundërt mazhoranca do të mbajë një përgjegjësi kritike jo vetëm për këtë precedent të rrezikshëm të ndryshimit të rregullave të lojës në mënyrë të njëanshme. Respektimi i kësaj marrëveshje është një kusht i padiskutueshëm për rrugëtimin europian”.

Meta e konsideroi si artificiale krizën dhe u bëri thirrje maxhorancës të reflektojë.

“Presidenti është i qetë pasi është në një gjatësi vale me popullin shqiptar. I gjithë populli shqiptar është i mërzitur me lojëra dhe kërkon t’i jepet fund kësaj krize artificiale. Kthimi mund të ishte bërë më shpejt po u bë një motivim i arsyeve së bashku me ekspertë për të gjitha standardet që shkel”.

“Shpresoj që mazhoranca t’i lexojë këto arsyetime dhe të reflektojë. Në rast se do të kemi një këmbëngulje për të dëmtuar zgjedhjet dhe për t’i prishur ato, presidenti do të jetë me gjithë popullin për të treguar se e ardhmja është Shqipëria si gjithë Europa”, – tha Meta.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com