Një grua nga Rusia ka gjetur vd ekjen pas pickimit të një grerëze që ishte në kartonin e lëngut të frutave.
Ajo është 39-vjeçarja Alexandra Astavina, me profesion ekologe.
U gjet pa shenja jete në apartamentin e saj, ndërsa përpara se të humbte jetën po fliste me një mikeshë dhe i tregoi se çfarë kishte ndodhur.
Shërbimet e emergjencës hynë me forcë në shtëpi dhe e gjetën Astavinan pa shenja jete të shtrirë në krevat.
Autoritetet thanë se Astavina kishte vd ekur nga shoku anafilaktik i shkaktuar nga helmi i grerëzës. /noa.al/